Turqi, rruga Hatay – Reyhanlı u nda në mes pas tërmetit 7.8 ballë

Kjo është një nga pamjet trishtuese pas tëermetit që goditi sot në mëngjes një pjesë të Turqisë.


Deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 300 persona, dhe shumë të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Tërmeti ishte më i fuqishme i shekullit të fundit, duke kaluar edhe atë të vitit 1999 në Marmara, 7.4 Rihter, ndërsa i sotme ishte 7.8 Rihter.

Turqia ka lëshuar alarmin për ndihmë urgjente ndërkombëtare, ndërsa e para e cila është treguar e gatshme ka qenë SHBA-ja.

Presidenti, Recep Tayip Erdogan ka reaguar duke u shprehur se vendi do ta kalojë këtë fatkeqësi me minimumin e dëmeve.