Një shkrim interesant ka publikuar portali maktel.mk me titull MILENKO NË LISTËN E PAGAVE TË USHTRISË PRIVATE TË PUTINIT, WAGNER?!?!


Portali thekson se në tekstin e fundit të publikuar nga mediat amerikane, shkruhet se ushtria private e Putinit, Wagner Group, ka pasur aksione në Afrikë dhe renditet një listë e shteteve, ku përfshihet edhe Republika e Afrikës Qendrore. Pikërisht atje Milenko ka qenë si vëzhgues i zgjedhjeve para disa vitesh?!?! Më pas, shkruan portali, Milenko e dokumentoi udhëtimin me video të udhëtimit dhe tha hapur se është thirrur nga strukturat ruse që mbrojnë diktatorin në atë vend afrikan?!

Më tej në artikullin e Maktelit thuhet: “Pastaj në disa raste Milenko ka deklaruar se merrte para nga Rusia për projekte gazetareske?! Ai ishte në Krime dhe Donetsk dhe bëri intervista të porositura me rojet ruse të sigurisë dhe gjithashtu bëri një intervistë me një nga njerëzit më të afërt të Putinit, ish-kreun e Ros Cosmos-it dhe ish-ambasadorin e Rusisë në NATO, Dimitri Rogozin. Kjo është aq e dukshme së Milenko punon për Wagner Group dhe është në listën e pagave të tyre, lind pyetja nëse ASK(АНБ) jonë e ka këtë informacion dhe nuk e arreston sepse e konsideron të parëndësishëm?!”

Milenko Nedelkovski është një fenomen interesant në hapësirën mediatike. Në kohën e qeverisjes së kaluar, së bashku me Mirka Velinovskën, Janko “Burek”, Dragan Pavloviq – Latas dhe dikë tjetër, ai u bë mbështetës i madh i politikave të ish-kryeministrit Gruevski, i cili shpesh ishte mysafir në emisionin e tij. Pas rënies së Gruevskit nga pushteti, ai filloi të flasë dhe ta kritikojë për gabimet e së kaluarës. Për publikun e gjerë ai është i njohur edhe sipas një vendimi gjyqësor të para më shumë dekadash për mashtrim të qytetarëve me viza amerikane.