Taka të larta, veshje të vjetra dhe të pista janë shpërndarë në sheshin “Maqedonia” në Shkup, ku janë mbledhur një pjesë e donacioneve për tërmetet në Turqi dhe Siri.


Që nga mëngjesi i sotëm në rrjetet sociale po qarkullojnë foto për këtë imazh të një landfilli dhe organizatorët dhe vullnetarët thonë se duhet të përzgjedhin se cila nga pakot mund të përdoret.

Ata apelojnë se pikat e shpërndarjes së nidhmave nuk duhet të përdoren për hedhjen e mbeturinave shtëpiake.