Mbrëmë u formua qeveria e re me një shumicë prej 65 deputetësh. Kjo qeveri mes LSDM, BDi ASH dhe PDSH-së do te jetë edhe qeveria e cila do të përshpejtoj rrugën për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.


Në lidhje me zhvillimet e fundit dhe sulmeve nga ana e VMRO-së dhe “Grupit të Zjarrit” që i bëhen BDI-së dhe Artan Grubit, Analisti Ruzhdi Matoshi thotë se të gjitha sulmet janë drejt Ali Ahmetit.

“Sulmet janë të orientuara drejt një figure politike siç është zv/kryeministri Artan Grubi, pse mos të themi rentabiliteti i tij politik është ma pragmatik në konceptin e asaj se çka zhvillohet në qeveri. Maqedonia ka pas zv/kryeministra shqiptarë që janë një numër i konsiderueshëm, por ja tani kemi një zv/kryeministër që sulmohet në mënyrë irracionale” thotë Matoshi.

Sipas Matoshit Grubi ka marrë përsipër dy segmente të rëndësishme në qeverisje projektet infrastrukturore  Korridorin 8 dhe skrininkun pra drejt Bashkimit Evropian.

Matoshi thotë gjithashtu se sulmet ndaj Grubit bëhen edhe pse ka konstilacione pragmatike lidhur me komunikimin me faktorin ndërkombëtarë

Në lidhje me sulmet ndaj BDI-së Matoshi shton se figura e Ali Ahmetit është figurë e pragmatizmit politik që ndërton fjali qendrore në politik, dhe sulmet që i bëhen BDI-së janë sulme indirekte Ali Ahmetit.

“Sulmet që i bëhen BDI-së janë sulme indirekte ndaj Ali Ahmetit, pra kryetarit të partisë” u shpreh Matoshi në lidhje me sulmet që i bëhen BDI-së nga VMRO-ja dhe “Grupi i Zjarrit”./TS/