Ndalohet nga policia e Gostivarit një person për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe sulm ndaj prindërve

  Gjatë natës (08-shkurt) në ora 02.00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i punëve të brendshme Gostivar, e kanë ndaluar 28-vjeçar V.S. nga Gostivari, për shkak se kishte prishur rendin dhe qetësinë publike dhe ka kërcënuar prindërit e tij.  Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe do të ballafaqohet me parashtresë përkatëse.Ts