Mjegu Igor Nikollov, kryetar i komisionit për shëndetësi në VMRO-DPMNE, mbrëmë në Tv Alfa deklaroi se pacientët nuk po arrijnë të marin ilaçet e nevojshme dhe nervozën e shprehin te mjekët. I gjithë faji sipas tij këtu qendron te Fondi dhe ministria e shëndetësisë, të ciëtë nuk mund të dakordohen mes vete, informon Zhurnal.


Sipas tij, institucionet shëndetësore duhet ta kuptojnë se fati i njeriut nuk është numër, as letër e as një dokument.

Ai ka frikë se shumë shpejt Maqedonia do të ngelet pa personel mjekësor, qoftë punonjës spitali, qoftë teknikë apo infermiere.“Unë kam frikë se nuk do të kemi punonjës spitali, nuk do të kemi teknikë, nuk do të kemi personel të mesëm, as motra medicinale. Nuk është puna se ne e kemi mjekun, shëndetësia është sistem, nëse ju nuk e keni motrën medicinale e cila do ta qëllojë venën, e cila do ta mirëmbajëplagën që duhet, e cila do ta bëjë lidhjen si duhet, ju nuk jeni mjek i kompletuar ose punonjës shëndetësor. Shëndetësia nuk është një person. Nëse nuk keni punonjës spitali i cili është i trajnuar për të mbajtur higjienën e pacientit, gjithashtu do të keni problem. Nuk nënçmohet askush nga ky sistem për enë të lidhura në shëndetësi. As dikush duhet të mbivlerësohet, e assesi të nënvlerësohet. Përshkak se shëndetësia praktikisht është një sistem”, tha Nikollov.