Kërcënime me bomba sot janë dërguar në disa adresa elektronike të mediave por edhe institucioneve tjera, informon Zhurnal


Ndryshe nga herave tjera, kërcënuesit sot kanë shkruar se këto kërcënime nuk do të ndalen derisa nuk tërhiqet LSDM-ja nga pushteti por këtë LSDM nuk po e bën.

Kërcënim me bombë është dërguar në adresën elektronike të Kanal5 televizionit si dhe në Muzeun e Qytetit të Shkupit, në Muzeun shkenco-natyror, muzeun arkeologjik, shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës, QTQ, East Gate, Biser, Flatiron, Xhevahir, Gjykatën ADministrative, në Vila Vodno në zyrën e presidentit Pendarovski, në hotel Marriot, nëhotel Aleksandar Palace, në sallën Boris Trajkovski, në FFM dhe një stacionin hekurudhor.