Kasami: Një grup prej 9 vetave të licencuar për fatkeqësi natyrore nga Tetova nisen drejt Turqisë

Për t’u ardhur në ndihmë popullit turk pas tragjedisë së tërmetit me mijëra viktima atje ,kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami tha sot në shenjë solidarizimi dhe mbështetje, një grup prej 9 vetave të licencuar për fatkeqësi natyrore nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë me mjete kundër zjarrit dhe atyre për kërkim shpëtim janë nisur për në Juglindje të Türkiye në ndihmë të popullit turk shkruan Tetovasot


Tetova bashkëndjen dhimbjen e madhe që ka kapluar Türkiye-n!tha kryetari Kasami.

Ndryshe nga tërmeti në Turqi dhe Siri, numri i të vdekurve deri tani ka shkzar në mbi 4 mijë e 800.Tetovasot