HOMAZHE TEK MONUMENTI MEMORIAL I SHQIPONJËS NË ÇAIR DHE PËRKUJTIMI I DËSHMORIT MUZAFER XHAFERI, GRUBI: QOFTË I PËRJETSHËM KUJTIMI PËR TË GJITHË DËSHMORËT

Sot me 16 shkurt po bëhet kujtimi mbi fillimin e luftës së drejtë të UÇK-së dhe rënia e dëshmorit Muzafer Xhaferi. Me këtë rast, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i shoqëruar nga ministra dhe funksionarë të tjerë kanë bërë homazhe tek Monumenti memorial i Shqiponjës në Çair.


Në Monumentin Memorial të Shqiponjës në Çair evokuam sot kujtimin mbi 16 shkurtin e vitit 2001, fillimin e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe rënien e dëshmorit të parë të kauzës sonë për liri e barazi, Muzafer Xhaferit.

Sot nderojmë të gjithë ato bij e bija që iu përgjigjen thirrjes së atdheut dhe nuk kursyen as jetën e tyre për drejtësi dhe dinjitet kombëtar! Jehona e amanetit të tyre nuk shuhet kurrë mes nesh, është thirrje e përhershme bashkimi në veprim për përparimin e kombit!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë dëshmorët! LAVDI!
https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/745322870290567