Në një botë pa biblioteka, do të ishte e vështirë për ta avancuar kërkimin dhe njohuritë njerëzore, ose për t’i ruajtur njohuritë dhe trashëgiminë kumulative të një grupi etnik për brezat e ardhshëm.


Kjo më së miri kuptohet kur në një vend ku është marrë vendimi për alfabetin shqip, të cilin ne e përdorim, dhe është i shenjtë për të gjithë shqiptarët, pavarësisht se nga vijnë, nuk është më prioritet për brezat e vjetër ndaj brezave të rinj shqiptarë.

KËRKO
AKTUALE
KRONIKA
BOTËRORI 2022
BOTA
EKONOMIA
SHOWBIZ
SPORT
ZËRAT
AUTO&TECH
DOSIER
JETË
ARKIVA
KULTURA
VIDEO
IMPRESUM
PRIVACY POLICY
SHPALLJE
Hapja e bibliotekës së parë shqipe në Manastir: Një hap historik drejt shpëtimit të shqiptarëve
Hapja e bibliotekës së parë shqipe në Manastir: Një hap historik drejt shpëtimit të shqiptarëve

KULTURA
February 19, 2023 – 09:42
SHPËRNDAJE:
Në një botë pa biblioteka, do të ishte e vështirë për ta avancuar kërkimin dhe njohuritë njerëzore, ose për t’i ruajtur njohuritë dhe trashëgiminë kumulative të një grupi etnik për brezat e ardhshëm.

Kjo më së miri kuptohet kur në një vend ku është marrë vendimi për alfabetin shqip, të cilin ne e përdorim, dhe është i shenjtë për të gjithë shqiptarët, pavarësisht se nga vijnë, nuk është më prioritet për brezat e vjetër ndaj brezave të rinj shqiptarë.

ADVERTISING

Më 22 nëntor 1908 në Manastir kishte përfunduar mbledhja e pjesëmarrësve të Kongresit të Manastirit, të cilët njëzëri pranuan vendimin e Komisionit të Alfabetit, i cili vendosi një alfabet të njësuar të shqipes. Për këtë, 22 nëntori mbetet ditë përkujtimore në Maqedoni, në Shqipëri, në Kosovë dhe në diasporën shqiptare si “Dita e Alfabetit”.

Dita e Alfabetit Shqip festohet vazhdimisht si festë publike dhe është ditë jopune për qytetarët e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.Dhe, meqenëse në një vend ku minoritet janë shqiptarët, gjuha është gjithashtu ndryshe nga shumica, dhe gjuha shqipe pa u trashëguar nga brezat e rinj dalëngadalë mund të mjegullohet. E për të mos ndodhur kjo, studentja Emira Selimi nga qyteti i Shkupit po mundohet ta bëjë e vetme.23-vjeçarja me iniciativën e saj synon të shpëtojë shqipen nga asimilimi në Manastirin e alfabetit shqip, duke përballuar sfida me shqiptarët mbrapa saj të hapë bibliotekën e parë shqipe në atë vend.

Ajo në një intervistë për Dukagjinin ka rrëfyer për sfidat, me të cilat, përballen shqiptarët në Manastir, duke thënë se në statistikat e regjistrimit të popullsisë, shqiptarët ishin 5 për qind, ndërsa vetëm 2 për qind prej tyre janë shqiptarë që kanë mbiemra të shqiptuar.