Grubi: I përjetshëm qoftë kujtimi për Abdilaqim Ademin

Në pesë vjetorin e vdekjes së Abdylaqim Ademit, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shoqëruar kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe ministrant e kryetarët e komunave të cilët kanë kryer homazhe në vendprehjen e tij në Shemshovë.


“Filluam sot aktivitetet përkujtimore në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta të mikut dhe bashkëpartiakut tonë, Abdilaqim Ademi. Familjarë, miq dhe bashkëveprimtarë të tij sot u bëmë bashkë për ta kujtuar me krenari kontributin që ai dha në trasimin e rrugës përparimtare të vendit.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, ka shkruar Grubi