Grubi e Osmani në Dizhon të Çairit. Përkrahje e madhe rrugës vizionare të Ali Ahmetit (FOTO)

Funksionarë të lartë të BDI-së dega Çarit sonte kanë takuar qytetarët e nëndegës së Dizhonit ku kanë bashkëbiseduar për punët e bëra gajtë qeverisjes së fundit. Në këtë takim ishte i pranishëm, Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani dhe Adrian Muca, Shaip Zendeli dhe shumë funksionarë tjerë.


Grubi para të pranishmëve u shpreh se kjo është rruga 21 vjeçare e Ali Ahmetit ku është kënaqësi të shohësh se ky përcaktim ka mbetur i palëkundur mes aktivistëve të BDI-së.

“21 vite besnikëri ndaj rrugës vizionare të liderit tonë Ali Ahmeti dhe kënaqësi të shohësh se ky përcaktim ka mbetur i palëkundur mes aktivistëve të BDI-së edhe në Këshillin Vendor Dizhoni 2.
Faleminderit për mikëpritjen, përkrahjen, këshillat dhe rreshtimin krahë liderit tonë në thirrjen e tij për të bërë bashkë hapat e duhur drejt Europës dhe jetës më cilësore!” u shpreh Grubi.