Në botë sot shënohet Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare, e shpallur nga UNESKO në sesionin e 30-të të Konferencës së përgjithshme në vitin 1999, ndërsa në vitin e ardhshëm 2000, data 21 shkurt promovohet si Dita e diversitetit gjuhësor dhe kulturor dhe shumëgjuhësisë.


Në deklaratën e UNESKO-s për diversitetin kulturor, mes tjerash theksohet e drejta e çdo personaliteti për t’u shprehur dhe krijuar në një gjuhë që do të zgjedh, veçanërisht në gjuhën e tij amtare.

Në gjysmën e rreth gjashtë mijë gjuhëve që flasin në botë ju kërcënohet zhdukje, ndërsa në rreth 200 vende flitet për gjuhë të vogla që përballen me sfidën e ruajtjes. Në tre shekujt e fundit numri i gjuhëve ka rënë ose është ulur në mënyrë dramatike.

Instituti i gjuhës maqedonase “Kërste Misirkov” edhe këtë vit do ta shënojë Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare. Janë paralajmëruar fjalime përshëndetëse të ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, rektorit të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodij”, Nikolla Jankullovski, drejtoreshës së Institutit, Elena Jovanova-Grujovska, dhe Lidija Tanturovska, këshilltare shkencore në Institut