Bytyqi në Komisionin për dialog publiko-privat: Ne e shohim sektorin privat si partner për zgjidhjen e sfidave të përbashkëta

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit për dialog publiko-privat, i cili mbahet në baza të rregullta tremujore, tha se ky dialog pasqyron më së miri qasjen e kësaj Qeverie, e cila e sheh sektorin privat si një partner me të cilin mund të diskutojë në mënyrë transparente sfidat me të cilat përballen dhe natyrisht të gjejë një mënyrë për t’i zgjidhur ato.


Në seancë marrin pjesë zëvendësministri i punës dhe politikës sociale Enver Husein, zëvendësministri i ekonomisë, Zoran Manevski, zëvendësministri i financave, Filip Nikoloski dhe kryetarët, nënkryetarët, drejtorët ekzekutivë ose operativë të Odës Ekonomike të Maqedonisë, Lidhjes së Odave Ekonomike, Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe nga MASIT.

Temat e diskutuara nga të pranishmit ishin importimi i fuqisë së punës, ligji i marrëdhënieve të punës, reformat tatimore, kriza energjetike dhe ligji për mbrojtjen e konsumatorit.

Në pikën e parë, odat dhanë një analizë/perceptim se cilat aktivitete kanë nevojë për çfarë kualifikimesh duhet të kenë punëtorët, duke paraqitur edhe këndvështrimin e tyre nëse ka nevojë për rritjen e kuotës për punësimin e të huajve. Odat Ekonomike dhanë deklarimin e tyre nëse kanë barriera administrative dhe çfarë kërkon më shumë kohë.

Në lidhje me ligjin për marrëdhëniet e punës, që është përgjegjësi e Ministrisë së punës dhe politikës sociale, zëvendësministri Enver Husein tha se është në proces përgatitja e ligjit të ri për marrëdhëniet e punës, nga gjithsej nëntë debate publike, tetë janë mbajtur, dy në Shkup dhe nga një në Strumicë, Shtip, Manastir, Kërçovë, Gostivar dhe Kavadar, ku kanë qenë të ftuar dhe kanë marrë pjesë sindikatat dhe shoqatat e punëdhënësve, me ç’rast ministria do t’i marrë parasysh të gjitha vërejtjet.

Në sferën e reformave tatimore, zëvendësministri i financave, Filip Nikolloski, bëri një pasqyrë të taksës së solidaritetit dhe reduktimit të ekonomisë gri, më saktë, me të cilat metoda dhe mekanizma do të zbusin goditjet tatimore në sektorin e biznesit.

Rreth pikave për krizën energjetike dhe ligjin për mbrojtjen e konsumatorit, që është në kompetencë të Ministrisë së Ekonomisë, zëvendësministri Zoran Manevski prezantoi dinamikën e zbatimit të masave të parapara, për t’u lejuar kompanive që janë në tregun e rregullt që të jenë në gjendje t’i plasojnë tepricat në rrjet, domethënë të mundësohet blerja.