Bayerni mposht Mainzin dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë

Bayern Munich ka arritur që lehtësisht të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.


Bavarezët në 1/8 e finales së Kupës e eliminuan Mainzin duke e mposhtur me rezultat të thellë 0:4.

Bayerni e kreu punën qysh në pjesë të parë kur realizoi tri herë përmes Choupo-Moting (17’), Musiala (30’) dhe Sane (44’).
Qysh në debutim me Bayernin, Joao Cancelo la gjurmë, duke asistuar në golin e parë.

Ndërkohë, në pjesën e dytë Bayerni shënoi edhe njëherë përmes Anthony Davies në minutën e 83-të.