Ali Ahmeti: Kemi dalë me frontin e përbashkët për Europë, se tash është momenti i duhur (VIDEO)

Ali Ahmeti: Kemi dalë me frontin e përbashkët për Europë, se tash është momenti i duhur


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë sonte ka vazhduar takimet me qytetarët e komunës së Bërvenicës. Krahas kryetarit Ahmeti, të pranishmëve ju janë drejtuar edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, si dhe kryetari i degës së BDI në Bërvenicë Arkin Jahiji.

Ali Ahmeti – Kryetar i BDI

Çdo parti politike e mirëorganizuar bën projekt programor se si do të drejtoi dhe përmbush platfomat e veta që i bashkëbisedon dhe i harton me ekipe profesionale, që të mos dal e pa pëmbushur në platformat që paraqet. Sonte këtu kam shumë bashkëpunëtor më të cilët kam nisur punët e themelimit në parti e më pas kanë kryesuar edhe me komunën, pra këta njerëz që ishin në fillimet tona, sot stafetën e bartën në gjeneratat e ardhshme, pra e kanë kaluar te Arkini dhe brezat e rinjë. Këto takime na ndihmojmë të flasim dhe spjegojmë drejpërdrejtë kërkesat e tyre, ndaj jam më gjithë ministrat, deputetët dhe drejtorët për të dhënë përgjigje. 20 vite jemi bartës të procesit, është përgjegjësi morale e kombëtare që ato që kemi realizuar dhe për atë që duhet veprojmë në të ardhmen, sepse poltika është njerzillëk, etikë, moral dhe shkëncë. Ne kemi dalur për frontin e përbashkët për Europë, sepse sot është momenti i duhur dhe vendimtarë, sepse ne kemi filluar skriningun i cili mbaron në nëntor dhe duhet të vazhdojë takimi ndërqeveritar për të filluar anëtarësimin e plotë të vendit tonë në BE, ndaj tani duhet bërë ky front që mos të lejojmë ndikimin e lindjes. Vetëm me anëtarësimin në BË ndalojmë migrimin nga vendi ynë dhe ndihmohmë që mos të na largohen gjeneratat e reja. Kemi detyrim moral e kombëtar të ndalojmë pakësimin e njerëzve, të sigurojmë ardhmëri dhe të pajtojmë njerëz. Ta lëmë të kaluarën pas krahëve dhe të shohim drejt së ardhmes që gjeneratat e ardhshme mos të merren me imtësira e pengesa, të kujtojmë gjakun e amanetin e atyrë që u flijuan për këtë vend, ndaj të bashkohemi për BE. Edhe në dikur ishim në përiudha të vështira lufte, ndaj unë besoj që fitues në luftë del ai që e bën me zemër. Rusia pa Ukrainën është Rusi, me Ukrainën është përandori, prandaj jemi krah Ukrianës dhe e ndihmojmë me kapacitetet që kemi. Kriza që kaluam me koronë, kriza aktuale që kemi, kam menduar do e kemi më keq, por falë ekipeve tona të mrekullueshme, kemi pasur super menaxhim dhe e përballojmë më mirë së vendet fqinje. Rajoni ka probleme të pazgjidhura qe duhet të zgjidhen, sepse ndryshe shkaktojme jo-stabilitet, pra pa mbylljen e problemit të Kosovës nuk mund të themi se kemi Ballkan stabil, pa u mbyll kriza në Mal të Zi apo Bosnjë. Kremlimit i intereson që të nxis e aktivizoi vullkane konflikti në rajonin tonë, prandaj duhet të punojmë për të mirën e vendit tonë, të ndërtojmë frontin pro BE. Shqiptarët me bashkëqytetarët e tyre e dërguan vendin në NATO, ndaj tanime duhet ta dergojmë edhe drejt BE-së, por vetëm me politika të mençura dhe unifikuese. Pavarësisht rreziqeve ne do e arrijmë qëllimin sepse ne nuk e kemi humbur kurrë rrugën drejt një destinacioni me qëllim të mire, theksoi Ahmeti.

Artan Grubi – Zëvendëskryeministër i parë

18 takime janë bë brenda dy jave dhe mua më pëlqen shumë bashëbisedimi me qytetarë. Sot kishim tre seanca qeveritare dhe dje dhashë një lajm madhor në Vrapçisht, nesër nënshkruhet kontrata për Korridorin 8, një hap i madh përpara nisjes së punimeve. Nëse në ora 9 ndodh kjo ngjarje, ndërsa pasneser mblidhet komiteti për të nisur negociatat me Bechtel Enka që të nisin dhe punimet. Poashtu sot në Qeveri miratuam vendimit për nënshkrimin e formimit të Teatrit muzikor dhe me këtë plotësohet jeta institucionale kulturore në vendin tonë. Tre seanca të qeverisë dhe asnjë minutë mungesë nuk ka nga ministrat e BDI. Sot i miratuam edhe programet, përfshirë arsimin, ambientin, transportin dhe lidhjen dhe gjitha programet tjera që priten të zbatohen këtë vit. Kemi ekip të jashtëzakonshem të ministrave, zëvendësministrave, sekretarëve shtetëror, drejtorëve, zëvenendësdrejtorave etj… ekipe që qëllim kanë realizimin e projekteve. Sot shqiptarët i kemi ngado, në pozita shtetërore që për shqiptarët dikur ishin ëndërr. Kemi kryetarin e kuvendit shqiptar, Talat Xhaferi tashmë është në mandatin e tij të dytë. Tashmë kemi konsensoalitet të plotë, asnjë vendim nuk ka qenë kundër shqiptarëve, as anti-shqiptar, Bëmë poashtu regjistrimin e popullsisë pas 20 viteve, ku shqiptarët dolën 29.5 përqind. Jeni ju vetë dëshmitarë për atë se sa po zbatohet dhe sa sukses ka programi i BDI-së dhe për këtë sukses të BDI-së shoh që ka kundërshtime. Fushata të tilla ka pasur gjithmonë sidmos në momente kyçe për vendin. Tashmë kur jemi në prag të ndryshimeve kushtetuese, dalin sulme nga Mickoski me fotografi, Apasievi poashtu merret me BDI. Pse BDI? Sepse BDI është garantues e paqes dhe partner euro-amerikan, ishte kryetari Ahmeti që ka mbajtur gjallë rrugën e dialogut dhe zgjidhjeve për të mirën e vendit, NATO u bë me Ali Ahmetin. Sot kryetari nisi këtë fushatë për të kuptuar të gjithë rëndësinë e anëtarësimit të vendit në BE. Jemi në rrugë të drejtë sepse jemi në rrugë të Ali Ahmetit, deklaroi Grubi.

Faton Ahmeti – Sekretar gjeneral i BDI

Ky është takimi i 18-të me rradhë që në zhvillojmë më anëtarësinë që kemi dhe kjo prezencë masive tregon përkahje dhe disponim nga të gjithë për të biseduar me ne dhe për ta përmbushur edhe këtë hap drejt integrimit të vendit në BE. Na priftë e mbara në sfidat e ardhshme dhe dalshim faqebardhë, tha Ahmeti.

Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme

Në takimet që kemi me përfaqësues të shtete të huaja me organizata ndëkombëtare në Bruksel, thanë se është vit i jashtëzakonshëm për Maqedoninë, ata thanë se kjo është shkaku i zhvillimeve në Ukrainë. Ky vit është i jashtëazakonshem sa i përket vëmendjes që ka Europa ndaj Ballkanit Perëndimor, vitin e ardhshëm do jetë vonë, prandaj nuk duhet të na ik kjo mundësi që të vazhdojmë rrugën drejt integrimit të vendit. Shumë mirë që bëhet ky bashkëbisedim, sepse në procese madhore duhet sa më shumë mendime dhe ide, prandaj duhet të bëhen politika pro BE. Ne jemi në një periudhë tranzicioni politik, nga sasia tek cilësia. Prioritetet tanimë kanë ndryshuar, dikur shqiptarët në OSBE paraqisnin dhunën që ushtrohej ndaj tyre, ndërsa sot unë kryesoj me OSBE. Këto janë momente ku duhet vendosmëri, sepse më nuk jemi popull i margjinalizuar por vendimmarrës. Dikur kishim përfaqësim të dobët në administrate shtetërore, nuk kishim universitete, shkolla apo mjekë, prandaj tashmë nuk na duhen numra që na përfaqësojnë por na duhet cilësi dhe profesionalizëm. Ky mision arrihet bashkarisht, ndaj ta shfrytëzojme këtë moment historik dhe të befasojmë për të mirë. Maqedonia nuk mund të shihet më si vatër konflikti, sepse politika e Ali Ahmetit ndyshoj atë gjendje dhe atë imazh, duke kthyer paqe dhe dialog, sqaroi Osmani.

Arkin Jahiji – Kryetari i degës së BDI-së Bërvenicë

BDI më 19 qershor 2022 mbajti zgjedhjet e mbrendshme partiake me parimin 1 anëtar 1 votë, ku u zgjodhen të gjitha organet partiake, pasi na u ndan certifikatat nga lideri Ali Ahmeti ai na porositi që të jemi në shërbim të qytetarëve, të punojmë dhe të mos bëjmë dallime. Gjatë kësaj kohe kam dëgjuar brengat dhe kërkesat e banorëve dhe mërgimtarëve tanë. Kërkesat janë përcjellur tek organet partiake për te pasuar me përkrahje në projekte lokale, qoftë instrasftukturë rrugore, investime në shkolla apo projekte tjera. Iniciativa juaj për një front të përbashkët është shumë legjitime, për 20 vite u munduan të ju fitojnë por nuk ju mundën, prandaj duhet rreshtuar krah teje. BDI ka vend për të gjithë, për ata që duan nëj shoqëri më të mirë. Ne gjeneratat e reja respekojmë hierarkinë partake, sepse vizioni juaj riktheu krenarinë tonë, sepse ju vetë jeni krenaria e shqiptarëve, ndaj përkrahjen e shqiptarëve do e keni deri sa të jetë jeta, vlerësoi Jahiji.