Abdylaqim Ademi bën bashkë Ali Ahmetin me “Grupin e Zjarrit” (FOTO)

Më në fund bashkë.Bëhet fjalë për një ceremoni të organizuar në përkujtim të Abdylaqim Ademit në pesë vjetorin e vdekjes së tij ku shihen bashkërisht pjesëmarrës kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe Grupi i Zjarrit me në krye Musa Xhaferin dhe Izet Mexhitin dhe të tjerët duke bërë homazhe pranë varrit të tij në Shemshovë shkruan Tetovasot.


Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” do të realizojë një sërë aktivitetesh sot për të kujtuar ish ministrin e Arsimit, Abdilaqim Ademin.

Aktivitete nisën me homazhe në fshatin Shemshovë.
Në orën 13:00 do të bëhet prezantimi i librit “Grafeni” me autor Abdilaqim Ademi, në Amfiteatrin e Universitetit të Tetovës, në Tetovë
Pasdite në ora 15:30 do të ketë çAkademi përkujtimore dhe promovim i filmit dokumentar kushtuar Abdilaqim Ademit, në Teatrin Shqiptar në Shkup.Tetovasot