18 dridhje toke u dëgjuan pas tërmetit tragjik në Turqi

Të paktën 18 pasgoditje me magnitudë mbi 4 shkallë u regjistruan në Turqi dhe Siri, pas tërmetit vdekjeprurës prej 7.8 shkallësh të Rihterit.


Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha se pasgoditja më e fortë deri më tani është regjistruar vetëm 11 minuta nga tërmeti i parë, me magnitudë 6.7 shkallë.

Dridhjet e tokës, sipas CNN-it, mund të vazhdojnë edhe gjatë ditës.