“Ne si asnjëherë më parë, falë vendosshmërisë së palëkundër të liderit kemi pasur përfaqësues të gjeneratave të reja në të gjitha nivelet. Kështu do të vazhdojmë bashkërisht edhe në të ardhmen”, tha në fjalën e tij Valdet Xhaferi – kryetar i degë së BDI-së në Gostivar, në ditën e shtatë të takimeve “Bashkë për Europë” me bazën partiake dhe qytetarë të liderit të BDI-së Ali Ahmeti, mbrëmjen e së shtunës u zhvillua takimi përmbyllës me rinin e Gostivarit.


“Tani kur po flas nuk po e ndjejë veten si kryetar i degës së BDI-së në Gostivar, por si aktivistë i Forumit Rinor, për arsye se unë kam dal nga radhët e juaj, për arsye se si mund t’iu kuptojë unë askush nuk mund t’iu kuptojë. Unë gati gjashtë muaj kam marrë udhëheqësin e degës dhe kam qenë në kontakt me degën e forumit rinor të degës në Gostivar. Dua që forumi rinor të jetë më i organizuar se gjitha degët tjera, mbështetja përkrahja nuk na mungon. Dyert e BDI-së janë të hapur, duhet të krijojmë politika, të marrim përgjegjësi mbi supe se kjo na është mundësuar nga lideri Ali Ahmeti. I dashur kryetar dua tu falimenderojë nga zemra se me mbështetjen që na keni dhënë, për rrugën që na keni trasuar, rrugën që në Gostivar BDI-në ta kthejmë në parti fituese dhe me këtë rini jam i sigurt se do ta bëjmë. Të marrim mësim nga lideri ynë se si bëhet politika, nga lideri ynë, nga njeriu i cili nuk ka humbur asnjë cikël zgjedhor, me shumë guxim me shumë maturi ka ditur ta bëjë BDI-në fituese”, theksoi mes tjerash në fjalën e tij.