“Është që rina të dalë në vijën e parë të frontit politik”, tha kryeparlamentari Talat Xhaferi në fjalën e tij në suaza të takimeve “Bashkë për Europë” të liderit të BDI-së – Ali Ahmeti me bazën partiake dhe qytetarë, e që mbrëmjen e së shtunës në fokus ishte takimi me Forumin Rinor – dega në Gostivar.


“Unë i kam bërë dy dekada bartës të funksioneve në këtë subjekt, në dy dekada si në brigadë po edhe në parti, krahë dhe shpirt kënd tjetër përpos se rininë e këtij vendi. Andaj nga këtu e tutje, ju rini më keni mbështetës të pakusht dhe në çdo hap, në çdo veprim tuajin. Ne do të jemi shpina juaj. Është koha të dilni në vijën e parë të frontit politik. Jemi në dekadën e tretë të veprimtarisë politike, është dekada juaj dhe dy dekadat e ardhme tuja, që nga ky mësim këtu të mund të vini në dekadën e katërt të bartni procesin te ata që vijnë pas jush. Ditën e djeshme lexova një shkrim të një analisti duke bërë ironizimin e zjarrit në BDI, qenka i vogël apo i madh dhe se zjarri me zjarr nuk shuhet. Le ta dinë se çdo zjarr shuhet me vullkan e ky është vullkani i cili sonte përfundimisht ka shuar zjarrin e ndezur në degën e BDI-së në Gostivar”, theksoi Xhaferi në fjalën e tij.