Shqiptari thyen Rekordin Guinness, ndërron 23 fanella teksa mban topin: Ia dedikoj babait tim të ndjerë

Profesori Agim Agushi është tashmë një ndër shqiptarët që na kanë bërë krenarë kudo në botë. Ai ka fituar Rekordin Guinness, pasi është më i miri në mbajtjen e topit me kokë, duke ndërruar bluzat.


Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” nga Turqia, Agimi ka treguar se si arriti të fitonte Guinnessin, duke lënë mbrapa një amerikan, i cili kishte vetëm një bluzë më pak se ai.

Sakaq, Agushi theksoi se dita kur garojë ishte tepër emocionuese pasi ishte përvjetori i vdekjes së babait të tij.

“Isha në Turqi ku në një kullë zhvillova ushtrimet 1250 shkallë. Mirëpo, në momentin e fundit kur isha në Stamboll, kulla nuk ishte e hapur për publikun pasi po rinovohet dhe ma caktuan pas 20 ditësh për të shënuar rekordin Guinness.

Në 23 dhjetor 2022 kam sfiduar rekordin e 10 Guiness, zhveshja e 23 fanellash. Këtë rekord e mbante nëj sportist nga Amerika me 22 zhveshje, unë për një fanellë më tepër arrita ta sfidojë rekordin e amerikanit. U mbajt më 23 se ishte data 23 dhjetor, 23 fanella dhe kompania që e organizoi kishte 23-vjetorin e krijimit. Mirëpo, i kam pasur edhe ato emocionet e përziera pasi më 23 dhjetor para 24 vitesh babai im i ndjerë ka ndërruar jetë. Kështu që gjatë zhvillimit të rekordeve i kisha emocionet e përziera. Mirëpo, nuk kam guxuar kurrë të dështojë sepse ia kam kushtuar edhe babait tim të ndjerë këtë rekord Guiness”, u shpreh ndër të tjera Agimi.