MPB njofton se ka parashtruar kallëzim penal ndaj një shkupjane e cila në vitin 2016 kishte ndërtuar një vikend shtëpizë pa leje. Nga MPB bëjnë të ditur se 56-vjeçarja nuk posedon asnjë dokumentacion për ndërtim.


“Zyra e jashtme për çështje penale në Kriva Pallankë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.L. (56) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “ndërtim pa leje”. Në vitin 2016, e raportuara, në kundërshtim me Ligjin e Ndërtimeve dhe pa pasur leje ndërtimi, dokumentacion teknik, tarifa komunale të paguara dhe tatime të tjera, ka ndërtuar një vikend shtëpi në një pronë ku është bashkëpronare e dy të tretave të sipërfaqes”, thonë nga MPB.