BDI ka përmbyllur ciklin e takimeve në Gostivar. Pas tubimit, shumë të rinj gostivaras kanë shfrytëzuar momentin që të bëjnë “selfie”me Artan Grubin, shkruan Open-TV.


Ky i fundit tha se nuk ka mundur të përmbyllej më bukur ky cikël i tubimeve, sesa me zërin e fuqishëm të rinisë së këtij qyteti.

“Nuk mund të përmbyllej më bukur se me zërin e fuqishëm të rinisë që kërkon me ngulm të ketë të ardhme europiane në vendin e tyre, cikli i takimeve në Gostivar nën moton “Bashkë për në Europë”.

Liri, demokraci e barazi ishte ideali i Ali Ahmetit në rininë e tij që nuk u mposht nga torturat e burgosjet, frymëzim që duhet të ndezë flakën e guximit tek rinia e sotme për të marrë në dorë bajrakun e përgjegjësive dhe përparimit të vendit përmes promovimit të vlerave.

Zëri i rinisë është ngritur fuqishëm sot mbi çdo skepticizëm dhe ai zë do të ketë deri në fund përkrahjen e atij që sakrifikoi rininë e tij për krenarinë e tyre sot”, tha Grubi./Open-TV