Ra nga kali, humb jetën i moshuari në Kolonjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë ku një 72 vjecar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kali.


Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se shtetasi I.L 72 vjeç, banues në Gërmenj të Kolonjës, ka qenë duke kalëruar teksa është sulmuar nga disa qen.

Për pasoja i moshuari është rrëzuar nga kali, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Trupi i viktimës është duke u transportuar drejt morgut.