Sot (23 janar), Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e mbajti mbledhjen e 48-të, në të cilën zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, z. Bojan Mariçiq, dha fjalim hyrës për rrjedhën e deritanishme të skriningut të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ai informoi se skriningu i Klasterit të Vlerave Fundamentale u zbatua nga shtatori deri në dhjetor të vitit të kaluar dhe se janë në vijim përgatitjet për skriningët dypalësh për klasteret e ngelura. Më pas, theksoi se Sekretariati për Çështje Evropiane është duke punuar intensivisht në operacionalizimin e strukturës së negociatave, përgatitjen e administratës për procesin e anëtarësimit dhe forcimin e Misionit të Përhershëm të Maqedonisë së Veriut në Bruksel. Zëvendëskryeministri e theksoi rëndësinë e Parlamentit në procesion negociues, me çka theksoi se në kohë do të dorëzohen informata për rrjedhën e skriningut dhe se Parlamenti do të jetë faktor aktiv në proces.


Kryetari i Komisionit Ademi theksoi se në Bashkimin Evropian është rikthyer momentumi në procesin e anëtarësimit, pas më shumë se një dekade, veçanërisht për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe se duhet ta shfrytëzojmë atë. Prandaj ai theksoi se është thelbësore që në vitet në vijim të fitojmë imazhin e një vendi që prodhon reforma, për të cilat duhet para së gjithash konsensus nacional për reformat e BE-së, jo vetëm partiake, por edhe gjerësisht civile. Ademi shprehu pritjen që opozita të përfshihet në mënyrë aktive në këto procese, duke përfshirë ndryshimet kushtetuese, me qëllim të futjes së komunitetit bullgar në Kushtetutën tonë.
Në diskutim morën pjesë deputetët: Snezhana Kaleska Vançeva, Halil Snopçe, Marija Petrushevska dhe Gordana Siljanovska Davkova, të cilët u pajtuan se është e rëndësishme që Kuvendi të informohet në kohë për ecurinë e skriningut. U theksua se deputetët duhet të përfshihen aktivisht në procesin e negociatave, për çka do të jetë e nevojshme gjetja e një modeli përmes të cilit mund të ushtrojnë kontroll mbi Qeverinë. U fol edhe për ndryshimet kushtetuese, si pjesë e kornizës së negociatave, si dhe për rëndësinë e administratës cilësore, e cila është një mjet i rëndësishëm në procesin e integrimit europian.
Në mbledhje, përveç korit diplomatik, morën pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim të theksohet rëndësia e tij në procesin e skriningut të vendit tonë nëpërmjet përfshirjes më të madhe në këtë proces.