Policia ndalon dy persona tek “Banja e Tetovës”, ja çfarë ju gjeti!

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmjen e djeshme (02-janar) rreth orës 21:30 në rrugën për në lokalitetin “Banja” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat S.A. (50) dhe A.J. (36), të dy nga Tetova, për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre kanë gjetur marihuanë.


Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.