Në natën e ndërrimit të moteve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar për vizitë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ai është pritur nga stafi kujdestar në këtë klinikë si dhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.


Së bashku vizituan nënën e cila solli në jetë një vajzë në minutat e parë të vitit 2023.
“Katër minuta pas mesnate lindi Dua Rrustemi, foshnja e parë në Klinikën Gjinekologjike të QKUK-së në vitin 2023. Bashkë me nënën e saj Elonën janë shëndosh e mirë. Uruam edhe babain Arbënorin dhe falënderuam mjekët e infermieret që po punojnë me shumë përkushtim në këtë ndërrim motmotesh”- ka shkruar Kurti në rrjetin social “Facebook”