Kallëzim penal për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit

Njësiti për Kriminalaitet Ekonomik dhe Kompjuterik pranë SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër K.N. (32) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “falsifikim të dokumentit zyrtar” dhe kundër B.H. (30) dhe SH.H. (29), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “përdorim të dokumentit me përmbajtje të pavërtetë”, njofton MPB-ja.


“I denoncuari i parë K.S., në cilësinë e personit zyrtar, i punësuar në Njësinë Rajonale për Çështje të Regjistrimit Amë-Shkup pranë Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë në Ministrinë e Drejtësisë, paraprakisht pas marrëveshjes me të denoncuarin e dytë dhe të denoncuarën e tretë, më datën 04.11.2021, pa pranuar Kërkesë me shkrim për dhënien e Cerifikatës nga Libri Amë i të Lindurve dhe pa dëshmi për taksë administrative të paguar për dhënien e Certifikatës, ka përpiluar dhe ka dhënë Certifikatë nga Libri Amë i të Lindurve për fëmiun e tyre të mitur, në të cilin ka vendosur të dhëna nga fëmijë tjetër i mitur”, theksohet në kumtesën e MPB-së.