Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive – Artan Grubi në një intervistë për emisionin “Redaksia” të portalit hulumtues IRL që transmetohet edhe në televizionin shtetëror të Maqedonisë së Veriut, përveç projekteve institucionale dhe punës së Qeverisë, ka folur edhe për aktualitetin politik në vend.


Ai për herë të parë pas një heshtje të gjatë ka folur edhe për zhvillimet brenda për brenda BDI-së, por edhe për kureshtjen e gazetarëve dhe opinionit publik për afërsinë me liderin Ali Ahmeti, si dhe fuqinë politike.

“Zotin Ahmetin e kam njohur që në fillimet e tij, fillimet e mia për të qenë më konkret, të tijat janë shumë më të hershme, kemi bashkëpunuar dhe jemi bërë shumë të afërt. I besojmë njëri-tjetrit, kuptohemi dhe punoj të bëj më të mirën në gjithçka që më jep si detyrë. Askush nga ne në BDI nuk është i fuqishëm sepse një është i fuqishëm dhe ai është Ali Ahmeti. Të gjithë integritetin dhe besueshmërinë tonë në parti e ka deleguar z.Ali Ahmeti, ashtu ka qenë edhe kur i është deleguar z.Izet Mejiti, i cili është katër-pesë herë nënkryetar i partisë, kryetar i degës së Çairit, deputet, kryetar i degë së BDI-së në Çair,, kryetar i komunës së Çairit etj. Gjithë këtë kredibilitet partiak ia ka deleguar zoti Ahmeti, e njëjta gjë ishte edhe me Musa Xhaferin, i cili ishte zëvendëskryeministër për 10 vjet”, ka thënë Grubi mes tjerash në intervistë./TS/