Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe kryetari i degës së Tetovës – Faton Ahmeti në fjalën e tij në kuadër të takimeve “Bashkë për Europë” të kreut të kësaj partie Ali Ahmeti me qytetarë dhe bazën partiake, deklaroi se gjatë këtyre 20 viteve të veprimit politik BDI ka dëshmuar se është forca politike e cila ka kapacitetin e duhur për të çuar proceset, proceset më të rëndësishme zhvillimore dhe integruese të vendit.


“Komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Ali ahmeti, më 5 qershor të vitit 2002 themeloi Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), që është thesar dhe vlerë kombëtare. Gjatë këtyre 20 viteve të veprimit politik BDI ka dëshmuar se është forca politike e cila ka kapacitetin e duhur për të çuar proceset, proceset më të rëndësishme zhvillimore dhe integruese të vendit. BDI është forca politike që respekton të kaluarën dhe hapëron drejtë së ardhmes. BDI bëri ndryshimin rrënjësor në sistemin politik të vendit duke e ngritur shqiptarët në popull shtet-formues, dhe duke definuar qartë karakterin multi-etnik të shtetit të orientuar në orientimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit”, tha Ahmeti.

BDI, shtoi më tej në fjalën e tij, si parti politike shqiptare i ka pasur të definuara qartë qëllimet dhe objektivat nga fillimi e deri më sot dhe kjo dëshmon seriozitetin dhe vizionin e qartë në politikbërje.

“Përveç konsistencës në realizimin e qëllimeve kombëtare vizionari dhe rilindasi i fundit këtë parti e shndërrojë edhe në akademi politike për inkuadrimin dhe përgatitjen e gjeneratave të reja”, nënvizoi ai.