Trupi i pajetë i 55-vjeçares nga fshati Sojaklari i Velesit ende nuk është gjetur. Ditën e dytë, kërkimet u bënë në rrjedhën e poshtme përgjatë lumit Vardar deri në vendin ku bashkohet lumi Babuna.


Zëdhënësi i SPB Veles, Riste Samarxhiev tha për MIA-n se kërkimet do të vazhdojnë edhe nesër në mëngjes.

Ai ka bërë të ditur se përveç policisë, zjarrfikësve nga Velesi dhe kajakerëve, sipas njoftimeve fillestare, nga nesër do të forcohen kërkimet edhe me ekip të Njësitit për detyra speciale në MPB, ndërsa njoftime ka edhe për përfshirje të ekipeve nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Kërkimet do të vazhdojnë nesër në mëngjes dhe do të përforcohet me ekip policor nga Njësia për detyra speciale, tha Samarxhiev.

Më 31 dhjetor, rreth 35 minuta pas mesnate, gruaja pesëdhjetë e pesë vjeçare u hodh nga Ura e Vogël në lumin Vardar në Veles. Në orën 2 të mëngjesit, 62-vjeçari D.M. nga Shkupi ka raportuar në SPB Veles se motra e tij 55-vjeçare me inicialet M.K. nga fshati Sojaklari i Velesit është larguar nga shtëpia.