Një i ri nga Tetova mban emrin dhe mbiemrin e patriotit të madh shqiptar. Tetovari 29 vjecar mbanë emrin dhe mbiemrin e Avni Rustemit.


Avni Rustemi nga Tetova, i cili është kryetar i Forumit Rinor të BDI-së dhe njëherësh edhe sekretar i Sekretariatit për informatikë dhe administratë, thotë se me krenari e mban këtë emër dhe mbiemër.

“Normalishtë se është krenari të mbash emrin e heroit shqiptar Avni Rustemi. Kam lexuar histori të shumta për të”, thotë Avni Rustemi nga Tetova për Open-TV.

“Shumica që s’më njohin kur iu them se jam Avni Rustemi mendojnë se i gënjej”, tregon ai.

Edhe pse nuk e ka takuar asnjëherë ndonjë familjarë të patriotit Avni Rustemi, ai thotë se me shumë kënaqësi do të dëshironte të takonte dikë nga familja e tij.

Me 13 qershor 1920 patrioti shqiptar Avni Rustemi vrau tradhtarin Esat Pashë Toptanin në Paris të Francës./Open-TV/