Kryetari i Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim (FR-BDI) – Avni Rustemi në takimin e liderit të kësaj partie Ali Ahmeti me rininë e Gostivarit në kuadër të takimeve “Bashkë për Euopë” me bazën partiake premtojë se rinia çdo jetë pas çdo vendimi që do e merr lideri partiak, dhe se koha është që të gjithë forcat progresive politike në vend të bashkohen në frontin për Europë.


“Bashkimi Demokratik për Integrim është subjekt politik serioz që garon në skenën politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbi 20 vjet. Gjithmonë ka qenë fitimtar, gjithmonë ka qenë vendimtar, në çdo proces politik. Unë dhe Ju duhet të jemi të lutur që jetojmë në epokën e liderit Ali Ahmeti, për të cilin do të shkruaj historia ndër vite. Për të korr sukses një parti politike padyshim se duhet të ketë një lider i cili ka strategji, synim e qëllime, dhe këto cilësi lideri Ali Ahmeti gjithmonë i ka pasur. Më kujtohet si i ri në çdo tubim përmendte lideri NATO dhe Bashkimi Evropian. Integrimi në NATO na bëri neve që të jemi pjesë e shteteve stabile, e të sigurta, ndërsa integrimi në BE padyshim se do të ndikojë në rritjen e standardit e cilësisë së jetesës, andaj ftojë që gjithë politikanët të jenë pjesë i këtij procesi mjaftë të rëndësishëm, për të cilin do të flet historia ndër-vite”, tha Rustemi në fjalën e tij.

Ai potencoi se rinia e BDI-së ka qenë një ndër rinit më aktive, e cila çdo herë ka dhënë kontributin maksimal, të cilën po e dëshmojnë edhe gjenerata të tëra.

“Faleminderit kryetar, për çdo mundësi që na ke dhënë neve të rinjve që të jemi pjesë e proceseve. Rinin çdo herë do e keni prapa, pas çdo vendimi që do e merreni”, theksoi ai.