“Jemi në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kemi përpara një gurë që duhet lëvizur që nuk është i lehtë, ndryshimet kushtetuese, na duhet një zë unik, na duhet të instalojmë vlera”, kështu deklaroi në fjalën e tij para rinis së Gostivarit, lideri i Bashkimit Demokratik për Intehrim (BDI)-Ali Ahmeti në ditën e shtatë të takimeve “Bashkë për Europë” me bazën partiake dhe qytetarë.


“Para nesh është një rrugë që duhet bërë me shumë forcë, me shumë unitet, me shumë komunikim e bashkëpunim. Jemi në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kemi përpara një gurë që duhet lëvizur që nuk është i lehtë, ndryshimet kushtetuese, na duhet një zë unik, na duhet të instalojmë vlera. Nuk është e pabesueshme, të gjitha barrierat u thyen, euro-skepticizmat do shkrihen sepse s’kemi alternativë tjetër, ashtu siç ndodhi anëtarësimi në NATO, ashtu do të ndodhë edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, tha mes tjerash Ahmeti në fjalën e tij.

Unë, shtoi ai, i takoj një gjenerate e cila ka qenë e persekutuar, e burgosur, e nënçmuar, e vrarë, e plagosur, i takoj gjeneratës që nga Gjevgjelia e deri në Jesenicë që burgjet e Jugosllavisë stërpikeshin me gjakun e saj rinie, vetëm e vetëm për mendimin që shqiptarët të jenë të lirë me të gjitha vlerat që u takojnë.

“Pavarësisht skepticizmave, pavarësisht nënçmimeve, ofendimeve, burgosjeve, plagosjeve, vrasjeve, misioni vazhdoi, çmimi po, çmimi i gjakut dhe në saje të atij çmimi sot ne frymojmë lirë, sot ne jemi me flamur kombëtar, sot jemi me tre universitete, gjenerata që i takoj unë asnjëri nuk jemi shkolluar në vendin tonë sepse ju që më shihni mua jam torturuar në UDB-në e Kërçovës vetëm e vetëm pse kërkonim universitet në gjuhën shqipe. 280 student të Universitetit të Prishtinës ishim të nënshkruar për të hapur universitet në Shkup”, nënvizoi Ahmeti.