Aksident në rrugën Pirok- Zherovjan,ka të lënduar

Dje (10-janar) rreth orës 17:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale Pirok-Zherovjanë në Pirok të Tetovës ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa regjistrimi të Tetovës, edhe atë vetura “BMW” e drejtuar nga 64-vjeçari G.S. nga Piroku dhe vetura “Volkswagen Golf” e drejtuar nga 21-vjeçari M.J. nga i njëjti fshat. Në aksident lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy vozitësit, kurse lëndime trupore ka pësuar pasagjeri nga automjeti “golf”, C.N. (21) nga Sllatina e Tetovës, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka kryer kqyrje në vendin e aksidentit.Ts