Drejtori Fazliu: Jo më 5000 euro në muaj për të mbajtur në inkubatorë foshnjet e lindura para kohe në spitalet private

Armend Fazliu drejtor ekonomik në Spitalin Klinik në Tetovë ka dhënë një lajm të madh për qytetarët e Tetovës duke thënë se familjet e qytetit tonë nuk do të paguajnë më nga 5000euro në muaj për të mbajtur në inkubatorë foshnjet e lindura para kohe në spitalet private, falë donatorëve dhe njerëzve të mira të kompanisë “MarmoFix” të familjes Fazlija, shkruan Tetovasot.


Vlera e donacionit kap vlerën e 125.000 euro.

Me këtë donacion repartit të Neonatologjisë i plotësohet një nevoje jetike për mirëfunksionim.Tetovasot.