Është zhdukur një fëmijë në Prizren.


Ankuesja është shprehur se vajza ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer, përcjell Klankosova.tv.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se mbesa e saj-fëmijë, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Sipas ankueses viktima ka dalë edhe herëve të tjera nga shtëpia, por është gjetur nga policia”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe se rasti vazhdon të hetohet.