Yakin deklarohet pas fitores së Zvicrës, ka disa fjalë edhe për Granit Xhakën

Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.


Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Përzgjedhësi Murat Yakin ka lavdëruar Granit Xhakën, i cili u zgjodh edhe “Lojtar i Ndeshjes”.
Yakin tha se futbollistët e tij reaguan mirë në pjesën e dytë.

“Në pjesën e parë patëm disa dobësi dhe bëmë dy gabime. Më pas reaguam mirë për të arritur fitoren. E dinim se Serbia ishte e detyruar të luante me lojtarë sulmues, për këtë arsye na la hapësira”, tha fillimisht 48-vjeçari, sipas “20min.ch”.

“Graniti është shumë i mençur për t’u pozicionuar në mënyrën më të mirë para mbrojtjes kur e ka topin në posedim. Kishim bërë përgatitjet e duhura për këtë ndeshje. T’i lëmë lojtarët të festojmë. Nuk kam qenë kurrë në një pozitë të tillë. Rrugëtimi jonë nuk ka përfunduar, duam të shkojmë përpara me këtë skuadër. I besoj ekipit, si brenda dhe jashtë fushës. Portugalia natyrisht se është skuadër e fortë, por edhe ne duhet të llogaritemi ashtu”, deklaroi Yakin.

Zvicra në 1/8 e finales do të përballet me Portugalinë.