Një burrë që ishte banor rezident i Entit Special në Shtime ka vdekur gjatë ditës së djeshme.


Policia vdekjen e tij e ka cilësuar si të dyshimtë prandaj edhe ka nisur hetimet teksa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton Klankosova.tv.

“Enti Special Shtime 09.12.2022 – 08:20. Nga Enti Special është informuar se ka vdekur banori mashkull kosovar i cili ishte banor rezident i këtij enti. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.