Abdulla Mehmeti


Në 28-vjetorin e hapjes solemne të Universitetit të Tetovës
(17. XII. 1994 – 17. XII. 2022)

Urime studentë, profesorë dhe bashkëpunëtorë,
– familje të dëshmorëve të rënë për kauzën e Universitetit dhe të arsimit të lartë në gjuhën amtare,
– qytetarë patriotë që i lëshuat shtëpitë tuaja për mësonjëtoret e para,
– ju që e ndatë kafshatën e gojës për ngritjen e këtij Universiteti,
– studentë të gjeneratave të para, që jetën dhe fatin tuaj e lidhët me këtë tempull të shenjtë të dritës dhe diturisë,
– veprimtarë që sakrifikuat gjithçka nga dija dhe pasuria e juaj,
– dashamirë të shkollës shqipe dhe arsimit universitar në gjuhën amtare:

URIME!

Përjetë e paçim Universitetin, për fëmijët tanë, brezin e sotëm dhe brezat e ardhshëm!
Qoftë i bekuar Universiteti i Tetovë!
Qofshin të bekuara Gjuha shqipe dhe Shkolla shqipe!

Tetovë, 16 dhjetor 2022

– Abdulla Mehmeti, ideator, hartues i Platformës dhe strategjisë, organizator i Kuvendit themelues të Universitetit të Tetovës