Një aksident trafiku mes një treni dhe një veture ka ndodhur të martën në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë.


Aksidenti ndodhi në rrugën “Berati”, ku është lënduar një person.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Berati” në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor”, tha Ahmeti.