Tetovë-Gostivar : Policia me kontroll aksion lidhur me korrektësinë e automjeteve dhe posedimin e dokumentacionit

Me datë 01.12.2022 në periudhën nga ora 06:00 deri në ora 10:00, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë në rajonin Tetovë – Gostivar kanë ndërmarëë masa dhe aktivitete për përmirësimin e sigurisë publike në zonën e SPB-Tetovë, gjatë të cilave është kryer kontroll aksion lidhur me korrektësinë e automjeteve dhe posedimin e dokumentacionit përkatës për transportin e organizuar të nxënësve. Me ç’rast janë konstatuar 13 kundërvajtje (TE-4 dhe GV-9), nga të cilat 6 automjete me defekte teknike (TE-2 dhe GV-4) dhe 2 (GV) – drejtim i mjetit pa dhënë provë drejtimi, 1 (GV) me rgjistrim të skaduar, 1 (TE) – drejtimi i mjetit pa certifikatë mjekësore, si dhe 2 (GV) vepra penale në bazë të nenit 284 A nga Kodi Penal, si dhe 4 (TE-2 dhe GV-2. ) kundërvajtje tjera në trafik.