Policia e Maqedonisë njoftoi se të burgosurit duke shfrytëzuar lirimin në kohë kanë shitur drogë kokainë.


“T.Sh dhe D.O, si pjesë e këtij grupi të organizuar kriminale kanë qenë duke vajtuar dënimin në Entin – ndëshkues dhe përmirësues në Strugë dhe duke shfrytëzuar daljen nga burgu, bashkë me A.M kanë shitur drogë për persona nga i gjithë shteti me çka janë siguruar edhe dëshmi”, theksojnë nga policia.

Sipas policisë, më 20.12.2022 është kontrolluar shtëpia e A.M i cili bashkë me T.Sh dhe D.O, të cilët momentalisht ndodhen në burgun e Manastirit do të dërgohen para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit.