Shkruan Asllan Dibrani


Është bërë një kohë që nga vendosja e barrikadave në veri të Mitrovicës nga grupe serbësh ne format me kriminale dhe barbare!.

Barrikadat e vendosura në veri të Kosovës prej 18 ditësh kanë bllokuar rrugët që të çojnë në drejtim të kufirit të Jarinjes dhe Bërnjakut. Kjo po merr dimensione te përditshëm edhe me te madha nga shtytjet e faktorit ndërkombëtar , atyre lokale serbe, por edhe duke i fryrë zjarrit edhe disa analiste e po thuajse e tere opozita në Kosovë, por edhe nga pasivizimin politik i Shqipërisë ,Maqedonisë dhe politikes qyqare te Luginës së Preshevës.Rritja e tensioneve ne veri dhe rreziqet e nga barrikadat e vazhdueshme midis Serbisë dhe Kosovës mund te qoj deri te shpërthimi i konfliktit dhe , përshkallëzimit te situatës sporadike të dhunës dhe sulmeve ndaj organeve tona shtetërore, ndaj gazetarëve ,qytetarëve madje dje sulmuan edhe KFOR-in !?.

Situata u tensionuar edhe me shume pas deklaratës se përfaqësuesve te ndërmjetësimit te BE-s përmes Borelli dhe Lajcakut , qe fajësuan Kosovën për bisedimet dhe i dhanë jehonë ndërkombëtare se”Kosova po e pengon paqen” Barrikadat e serbëve, zakonisht lindin si reagim ndaj operacioneve të Policisë së Kosovës në veri dhe vendimeve të Qeverisë së Kosovës qe te funksionoj ligji dhe sovraniteti në gjithë Kosovën. Prandaj lind pyetja pse ne shqiptarët nuk bëjmë një politikë te njëjtë si serbët ne këtë stil bllokadash të rrugëve qe ta bllokojmë Autostradën Nr-1 qe vjen nga Beogradi kalon nëpër tokat tona Bujanoc ,Preshev , Kumanove dhe Shkup?!.

Të bllokohet Autostrada Nr-1 ne Presheve e Buajnoc qe lidh Serbinë me Maqedoninë ,Greqinë, Bullgarinë Turqinë dhe Gadishullin ballkanik!

Presheva dhe Bujanoci janë dy komuna që pemës tyre kalon Autostrada dhe Hekurudha si lidhje tokësore që lidhin Beogradin e Athinën dhe shtet tjera të rajonit.

Lugina e Preshevës si tërësi shtrihet në një territor prej afro 1.250 km², në të cilin jeton një popullatë shqiptare rezidenciale prej rreth 100.000 banorëve, që aktualisht përbëjnë rreth 80% të popullsisë së përgjithshme rezidenciale të rajonit. Nga 136 vendbanime, sa ka ky territor, popullata shqiptare shtrihet në 64 sish të tipit rural dhe në tri qendra të karakterit urban (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si seli komunale). Përmes përpjesëtimit po del, se ne atje shqiptar kemi sa tre fishi i serbëve në Kosovë, por me një politike shumë qyqare. Ballkani i trazuar nuk mund të qetësohet nëse në të nuk i marrim seriozisht minoritetet që kanë autoktoni historike-politike, e një ndër ta jemi edhe në Luginën e Preshevës!

Pas shpërbërjes së rendit komunist dhe shpalljes së pluralizmit socio-politik në Evropën juglindore, bashkësia ndërkombëtare e shteteve është marrë me shtetet veç e veç, me ndryshimin, transformimin dhe me menaxhimin e tranzicionit socio-politik e ekonomik

të tyre.

Bashkësia ndërkombëtare nuk u marr kurrë me minoritet e Ballkanit!!! Kjo për mendimin tim është një e metë e politikës së jashtme evropiane siç po vepron sot me Mitrovicën e veriut?

I vetmi minoritet i cili është trajtuar drejtpërdrejt në historinë e këtyre viteve politike të Ballkanit është ai Serb në Kosovë, i cili është përkëdhelura aq shumë sa që edhe vetë ndërkombëtarët e pranojnë pas përkeqësimit te gjendjes politike ne Evropë posaçërisht luftës se Ukrainës.

Ky fenomen politik dhe i përbuzur i nëpërkëmbur nga Serbia kam bindjen se nuk gjendet askund në Evropë, por ndoshta dhe më gjerë.

Ku është Shqipëria, dhe forcat politike në Maqedoni , Mal të zi dhe ato ne veçanti te Luginës se Preshevës?

Lidhur me këto veprime tejet skandaloze të serbëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për çdo problem duke vendosur barrikada, bllokime rrugësh , mohimin e shtetit të Kosovës , kërcenim dhe vandalizëm te përditshëm qe të gjitha të orkestruara dhe dirigjuara nga Serbia.Ne saje te këtyre rrjedhave politike prap shpërfaqet pyetja, se ku është Shqipëria, ku janë politikajtë e Maqedonisë qe sot shumicën e popullsisë e ka shqiptare?.

Ku janë forcat shqiptare në Mal te Zi qe tani edhe kryeministëri është shqiptar. Pse nuk i dalin në ndihmë dhe në përkrahje Kosovës në këto çaste dramatike? Pse nuk e ndjekin nja politike ndaj popullatës se vet, sikur Serbia qe po i ndihmon serbet edhe me krijuar një serbska Republike nga 30.000 mije banore?.

Thirrje urgjente udhëheqësve shqiptarë ne Luginën e Preshevës, Bllokone Autostradën e Serbisë qe ti tregohet Evropës ta përmirësojnë njëanshmërinë politike.

“Rreziqet që rrjedhin nga pretendimet dhe veprimet antikosovare, duhet e na shërbejnë si një kushtrim,thirrje urgjente te ndërgjegjeje tonë dhe te zgjohemi e te bashkohemi duke i bllokuar edhe ne rrugët, si pore kryesore e Serbisë Autostradën nga Bujanoci deri në Shkup.

Thirrje urgjente udhëheqësve shqiptarë ne Luginën e Preshevës, Bllokone Autostradën e Serbisë qe ti tregohet Evropës ta përmirësojnë njëanshmërinë politike.

Iu bëjë thirrje kryetarit e PVD-së dhe deputetit, z. Shaip Kamberi; kryetarit të Alternativës për Ndryshim dhe kryetarit të Komunës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi; kryetarit të PD-së dhe kryetarit e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi; kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafi; kryesuesit të Kuvendit Komunal në Preshevë, z. Sami Salihu; kryetarit të LPD-së z. Shqiprim Musliu; kryetarit e AFEDS, z. Muharrem Salihu; si përfaqësues Preshevë, Bujanoc e Medvegjëq e sa me pare organizoni popullin ta bllokojnë Autostradën qe lidh Serbinë me Gadishullin ballkanik përmes trojeve tona , si shenje proteste për të drejtat e shqiptarëve ne Serbi. Pra, Komunat e kësaj Krahine kanë rëndësi strategjike dhe posedojnë potencial dhe janë zona kyçe të transportit ballkanik në drejtimin te Serbisë dhe Evropës perëndimore. Kriza politike e Luginës së Preshevës, është vetëm njëra nga krizat e shumta të pakicave kombëtare në Ballkan, e cila doli në sipërfaqe me fillimin e shpërbërjes së ish Jugosllavisë, dhe në përgjithësi të ndryshimeve gjeopolitike në Evropën juglindore pas viteve të nëntëdhjeta. Pra kemi shume arsye ta ngrehim sa me lartë zërin në arenën ndërkombëtare për çështje e Luginës se Preshevës me cenimin e te drejtave të tyre në gjuhë, kulturë, dhe ta ndalim fushatën aktuale zhdukjen e pronave dhe fshirjen e banorëve shqiptare nga ato vendbanime!.

Prandaj situata aktuale me rastin e barrikadave te rrugëve ne Veriun e Mitrovicës është një motiv qe te veprohet njëjtë edhe atje te bllokohet Autostrada që Serbia shkarravitet qe 110 vjet !!!