Një arsenal i vërtetë armësh, mes të cilave disa tepër moderne, është ai që u sekuestrua sot në portin e Durrësit.


Armët u gjetën brenda mjetit luksoz tip “Range Rover” në pronësi të 53-vjeçarit nga Kosova, Selman Lajçi, i cili është vënë në pranga nga policia.

Një shotgan, pushkë tip snajper, pistoletë e fishekë u zbuluan pas kontrollit të autoriteteve në mjet.

Gjithashtu mësohet se Lajçi ka mbërritur ditën e djeshme në Shqipëri, dhe vinte nga Italia.

“Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. L., 53 vjeç, banues në Zvicër. Shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë në hyrje të RSH, 53 vjeçarin së bashku me automjetin e tij tip “Land Rover” dhe gjatë kontrollit, Policia gjeti të fshehura, në brendësi të makinës një armë zjarri pistoletë, një snajper, një armë gjahu, 1367 copë fishekë luftarak dhe 800 copë fishekë për armë gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.