Një grup prej rreth njëzet personave, sonte kanë bllokuar pikëkalimin në Merdarë në territorin e Serbisë, në shenjë mbështetjeje për serbët nga Mitrovica e Veriut.


Kalimi është i bllokuar në Kurshumli, rreth 2 kilometra larg pikëkalimit kufitar.

Qytetarët kanë vendosur në rrugë një kamion me rimorkio dhe traktorë.

Në videon që do të shihni më poshtë shihen se si serbët ofendojnë rëndë shqiptarët.

Barrikaduesit kanë thënë se pa u liruar Dejan Pantiq, Miljan Axhiq dhe Sllagjan Trajkoviq, nuk do ti largojnë barrikadat e vendosur në rrugë.