Shkollat e mesme të Tetovës si duket kohët e fundit janë rikthyer në vatër të përdoruesve të lëndëve narkotike. Informatat që i posedon redaksia e Tetova Sot janë që mbin20 nxënës vetëm muajn e fundit janë kapur nga uniformat blu me lëndë narkotike. I pyetur për këtë çështje sot gazetari i Tetova Sot ka bashkëbiseduar me zëdhënësin e Policis së Tetovës, Fatmir Rexhepi i cili ka deklaruar se vetëm për 1 javë në tre shkolla të mesme policia e Tetovës ka kapur nxënës me lëndë narkotike dy prej të cilëve të mitur dhe njëri i ritur. Rexhepi ju bën thirje prindërve që të bisedojnë me fëmijët të ju japin më shumë mundësi për tu shprehur dhe për të ju treguar problemet se vetëm tani mund të zgjidhet sepse nëse siç thotë Rexhepi fëmija zhytet thellë në përdorimin e lëndëve narkotike atëherë kthimi prapa është shumë i rëndë.
Thuajse mendim të njejtë ka edhe drejtoresha e Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” Teuta Llalla e cila për mikrofonin e TS.mk ka deklaruar se do të kërkoj nga policia informatë të detajuar për rastin në fjalë dhe mbi të gjitha lut prindërit që të jenë më bashkëpunues që të vihet në funksion trekëndëshi Prindër-Nxënës-Institucion, sepse vetëm të bashkuar tha Llalla mund ti japim fund kësaj problematike.


Kjo problematikë nuk është e tashme ajo daton prej kohësh por intensifikimi i aksioneve të policis i ka nxjerr në sipërfaqe këto raste nëpër shkollat e Tetovës.

https://fb.watch/hmXD1O736S/