Policia amerikane ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen misterioze të katër studentëve të universitetit në shtetin e Idahos mbi gjashtë javë më parë, thonë raportimet.


Policia zbuloi se ai quhet Bryan Christopher Kohberger, 28 vjeç. Ai u arrestua në Pensilvani mbi 4,020 kilometra nga vendi i krimit.

Studentët u gjetën të vrarë me thikë në shtretërit e tyre në një shtëpi me qira pranë kampusit më 13 nëntor.

Xana Kernodle, Ethan Chapin, Kaylee Goncalves dhe Madison Mogen u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në qytetin e vogël universitar në Idahon veriore.

Në javët pas vdekjes së tyre, anëtarët e familjeve të viktimave kanë shprehur zhgënjimin me ecurinë e hetimeve.