Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarë përmes rrjeteve sociale, komentoi sot protestën e opozitës të thirrur në 6 dhjetor, në ditën kur në Tiranë do të vijnë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Europës.


Protestën e organizuar nga Sali Berisha, Rama e cilëson absurde ndërsa Partinë Demokratike një forcë të shpërbërë të financuar me para ruse.
“Nuk ka PD, është forcë e shpërbërë, nuk negociojmë me askënd për protestën. Samiti organizohet nga BE, Shqipëria është mikpritëse dhe për sigurinë e samitit përgjigjen institucionet e Europës.

Është një protestë absurde nga një forcë që financohet nga paratë ruse për të rrëzuar qeverinë e këtij vendi.
Siguria e samitit nuk negociohet me askënd. Jam i bindur që askush nuk do të provojë që të thyejë perimetrin e sigurisë”, u shpreh Rama.