“Do të rrisim ritmin dhe kapacitetin e ndërtimit të anijeve duke i pajisur me armët më moderne, duke rritur gatishmërinë e tyre për të luftuar, në bazë të eksperiencës së operacionit special në Ukrainë”.


Fjalët janë të presidentit rus Vladimir Putin, i cili ndodhje në videokonferencë me kantierin e Severodvinsk ku pas testimeve të muajve të fundit hyri përfundimisht në funksion për Forcat Detare nëndetësja bërthamore “Gjenerali Suvorov”, nga një prej strategëve më të njohur rus.

Nëndetësja që mund të mbart deri në 16 raketa balistike të tipit Bulava është mjeti gjashtë pjesë e klasit të ri Borei-A, gjenerata e parë e ndërtuar nga Rusia pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Në të njëjtën ceremoni, filluan edhe punimet të nëndetëses së shtatë, dedikuar perandorit Aleksandr III, dhe që dëshmon gjithmonë e më shumë qasjen perandorake të Kremlinit, por që nuk mund të mos shihet edhe si një mesazh për Ukrainën dhe vendet e NATO-s, që Moska ka akoma resurse të mëdha ushtarake, dhe askush nuk duhet ta nënvlerësojë.